Klopp shkruan historinë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve
Klopp shkruan historinë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve
Liverpool ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve mbrëmë me fitoren 2-0 ndaj Portos.
‘Redsat’ siguruan fitoren e pestë me radhë në po kaq ndeshje deri më tani në fazën e grupeve, diçka që nuk e kishin bërë kurrë më parë në histori sipas faqes së UEFA Champions League.
Të besuarit e Jurgen Klopp janë karikuar pas sezonit zhgënjyes vitin e kaluar kur Championsin siguruan krejt në xhiron e fundit në Premierligë.
Ata tani janë një nga skuadrat favorite si në Premierligë, ashtu edhe në Champions League.