Klopp dhe yjet e Liverpool falënderojnë mjekët: Ju jeni heronjtë tanë
Liverpool ka bërë një video të veçantë duke falënderuar të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësorë që po punojnë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Mjekë e infermierë janë në vijën e parë të frontit gjatë kësaj pandemia, duke ndihmuar të gjithë të infektuarit.
Trajneri Jurgen Klopp, si dhe të gjithë yjet e ekipit, anëtar të stafit dhe skuadrës së femrave, morën pjesë në këtë mesazh falënderues.
Të gjithë falënderuan punonjësit shëndetësor dhe bashkërisht thanë: “Ju jeni heronjtë tanë”.