“Klithma” me tri çmime në tri festivale radhazi
Çmimi kryesor u fitua në Norvegji “BEST SHORT FILM” në edicionin e 7-të të festivalit të filmit “West Nordic International”.
Ky film është përzgjedhur si më i miri nga juria ndërkombëtare e përbërë nga Stefan Uhrik, skenarist/dramaturg nga Çekia, Pal Kristian Lindseth, kritik i filmit/gazetar i radios nga Norvegjia dhe Anne Kjersti Bjorn, regjisore nga Norvegjia.
“Klithma” ka qenë në garë me 30 filma nga SHBA-ja, Norvegjia, Franca, Gjermania, Zelanda e Re, Kanada, Italia, Turqia, Austria, Irani, Gjermania, Izraeli, Kolumbia, Suedia, Spanja, Rumania etj.
Premierë u dha vitin 2018 në ‘PriFestPrishtina”, dhe që atëherë filmi pati një rrugëtim të suksesshëm.
Filmi “Klithma” është prezentuar edhe në tjera festivale prestigjioze si në: Indian Cine Film Festival 2019, një festival ku marrin pjesë me qindra produksione filmike, në këtë festival iu nda çmimi montazha me e mire.
Pastaj filmi “Klithma” ka marrë pjesë edhe në festivalin – TIFF në Tiranë, ndërsa në festivalin “Hyjnesha në fron“, mori çmimin për skenarin më të mirë.
Filmi ka arritur sukses për shkak të temës të cilën e paraqitën dhe për shkak të mirë organizimit në të gjithë sektorët e prodhimit të filmit. Filmi ka për temë pasojat e luftës së fundit në Kosovë dhe ballafaqimi me këto pasoja pas luftës, filmi është bazuar në ngjarje të vërtetë.
Regjisor i filmit është Korab Lecaj ndërsa në rolet kryesore luajnë: Hazir Haziri, Arjola Demiri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci Nixha, Rajmonda Ahmetaj , Kaltrinë Zeneli. Ndërsa producneti I filmit Zahiti këtë sukses ja dedikon të gjithë ekipit që punuan në realizimin e filmit.