Klinë, arrestohet pasi tentoi ta mbyste bashkëshorten
Është arrestuar një mashkull pasi i njëjti ka tentuar ta ngulfasë bashkëshorten e tij, në Klinë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari fillimisht e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e më pas ka tentuar ta ngulfasë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht e me pas ka tentuar ta ngulfat bashkëshorten e tij–viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.