Kjo vajzë nga Serbia po mbahet peng në Rusi
Më 30 tetor, 16-vjeçarja nga Serbia, Stela Periç udhëtoi për në Moskë për funeralin e gjyshes së saj.
Kur mbërriti në aeroport më 3 nëntor, e shoqëruar nga xhaxhai i saj, asaj i thanë se nuk mund të largohej nga Rusia pa lejen e njërit prej prindërve të saj dhe se i duhej një vërtetim noterial në territorin e Rusisë, shkruan Nova.rs
Prindërit nuk mund ta nxirrnin atë sepse nuk ishin fizikisht aty dhe as vendbanimi i përhershëm i fëmijës nuk ishte në Rusi.
Pas më shumë se një jave agonie, pesëmbëdhjetë apelesh të dërguara si në palën ruse ashtu edhe në atë serbe, vajza është ende në Rusi dhe prindërit e saj janë shumë të shqetësuar dhe të indinjuar për shkak të neglizhencës së të dyja palëve.