Kjo komunë mbulon shpenzimet për ritet fetare të varrimit
Komuna e Vushtrrisë dhe Bashkësia Islame e rifreskojnë bashkëpunimin për mbulimin e shpenzimeve të varrimit
Sot përmes një komunikatë për shtyp bërë e ditur se Komuna e Vushtrrisë dhe Bashkësia Islame ripërtërijnë marrëveshjen tre vjeçare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.
“Në bazë të Memorandumit, Komuna e Vushtrrisë do të mbuloj shpenzimet për këto rite: Kryerjen e ritualeve të varrimit sipas traditave fetare islame, pastrimin e kufomës, qefinin, dërrasat, piramidat me mbishkrim dhe transportin e kufomës”, sipas komunikatës.
Po ky Memorandum nuk përfshin edhe shpenzimet e hapjes se varrit.
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, me kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpenzimet e hapjes së varrit nuk janë përfshirë në këtë memorandum.