Kjo ishte shoqëruesja e Bebe Rexhës mbrëmë në VMA
Në tapetin e kuq u panë të mbërrijnë fytyra të njohura botërore të të gjitha profileve, si artistë, këngëtarë, aktorë e të tjerë.
Bebe Rexha u pëlqye shumë nga fansat për shkak të paraqitjes së saj.
Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar fotografi me shoqëruesen e saj dhe ka shkruar : “Shoqëruesja ime mbrëmjen e kaluar ishte super hot” duke ju referuar shoqërueses së saj, modeles Winnie Harlow.
Kujtojmë Bebe arriti të rrëmbente çmimin ”Video Dance” me ”Call yon mine”, të cilën ajo e solli kohë më parë në bashkëpunim me The Chainsmokers. /Indeksonline/