Kjo hyrje e Klitschko cilësohet ende si ndër më spektakularet në historinë e boksit
Wladimir Klitischko njihet si një ndër sportistët më modest në glob. Përkundër që ka qenë kampion i padiskutueshëm për vite me radhë ai nuk ka qenë person që ka dalë tërë kohën me deklarata në media. Po ashtu njihej për respektin që u jipte kundërshtarëve.
Klitschko është tani i pensionuar dhe do mbahet mend si një legjendë e këtij sporti.
Gjithsesi kjo hyrje e tij para një meçi ende është ndër më të përfolurat.
Ai dhuroi spektakël për spektatorët që ishin brenda stadiumit si dhe për ata po e përcillin ndeshjen para ekraneve.
Këtë hyrje Klitschko e kishte bërë para një ballafaqimit me rivalin Eddie Chambers, të cilën ukrainasi e kishte fituar.
Ndeshja ishte mbajtur në Gjermani.