Kjo është porosia e Haradinajt për serbët e Kosovës, para votimit të Ushtrisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë para votimit të ushtrisë, iu ka dhënë një porosi serbëve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se serbët s’kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar nga votimi i ushtrisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, të premten. “Serbët e Kosovës janë njerëz të lirë të…”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se serbët s’kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar nga votimi i ushtrisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, të premten.
“Serbët e Kosovës janë njerëz të lirë të Kosovës”, ka thënë ai në televizionin T7.
“Janë në shtëpi të veta, në tokën e vet, në atdheun e vet. Kosova është vendi i tyre”, është shprehur Haradinaj.
“Ata, ditën e votimit, nesër, janë më të sigurt, se Kosovë është më e sigurt”, ka deklaruar shefi i ekzekutivit të vendit.
“Siguria në Ballkan është më e qëndrueshme” nga formimi i ushtrisë së Kosovës, ka vlerësuar Haradinaj.
“Serbët s’e kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar”, ka thënë kryeministri kosovar.
“Një porosi nga unë për serbët e Kosovës: të mendojnë afatgjatë, të mendojnë për jetën e përbashkët, për bashkëjetesë”, është shprehur ai.