Kjo është paga e punëtorëve të shtetit në Kosovë
Gati për gjysmë më shumë paguhen punëtorët e sektorit publike në Kosovë se ata të cilët punojnë në sektorin privat.
Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për Nivelin e Pagave në vend, tregojnë se 602 euro është paga mesatare e punonjësve në sektorin publik.
Por kjo pagë në vitin 2012, ishte shumë më e vogël në vitin 2012.
“Në vitin 2012 paga mesatare bruto në Kosovë ishte 431 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 602 Euro,një rritje prej 171 Eurosh, ose 39.7%. Ndërsa, paga neto nga 384 Euro, sa ishte në vitin 2012, është rritur në 537 Euro në vitin 2019, me një rritje prej 153 Eurosh, ose 39.8%.Paga mesatare bruto në Sektorin Publik në vitin 2012 ishte 407 Euro, derisa në vitin 2019 ishte 584Euro, duke u rritur për 177 Euro, ose 43.5%”, thuhet në këtë raport.
Derisa, paga neto nga 353 Euro, sa ishte në vitin 2012,u rrit në 519 Euro, një rrije prej 166 Eurosh, ose 47.0%.
Kujtojmë që përmes ligjit për paga i cili ishte i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2019 pagat në sektorin publik do të rriteshin. Mirëpo ky ligj për paga ende është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.
Dallimi nga 2012-2019, sa ishte paga vitin e kaluar e sa tetë vite me parë