Kjo është mosha e katër personave që vdiqën nga koronavirusi
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e virusit COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 75 raste të infektuara me këtë virus. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç)”.
Dalin rezultatet: 4 të vdekur dhe 75 raste të reja me COVID-19 në Kosovë