Kjo është letra e Sokol Halilit para se të vetëvritej
Janë publikuar fjalët e fundit të Sokol Halilit, vrasësit të Hamide Magashit, i cili pasditen e së premtes vrau veten, brenda shtëpisë së tij. Sokol Haliti në një shkrim që tanimë është bërë publik edhe për mediat, flet edhe për një marrëveshje të cilën sipas tij ia kishte ofruar e ndjera.
Sokol Halili para se të vetëvritej e ka lënë një letër.
Në fillim të letrës ai ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.
Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.
Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.
Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë…