Kjo është gjendja shëndetësore e personit që u ther me thikë sot në Prishtinë
Një përleshje ka ndodhur mes disa personave te lagjja “Dardania” në Prishtinë, ku nga ky rast u plagos një qytetar me thikë.
Gjendja e tij, është stabile dhe pritet që sonte të lirohet nga spitali. Këtë e ka bërë të ditur doktoresha kujdestare në Emergjencën e Prishtinës, Krenare Makolli.
“Pacienti është në gjendje stabile, është pranuar rreth 2 orë më parë, janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë përpunuar plagët, me konsultat me mjek, kemi vendosur ta lirojmë dhe është në gjendje stabile. Për momentin e kemi ende në hapësirat e qendrën emergjente, është në përfundim të procedurave dhe raporteve mjekësore dhe për disa minutash do të lirohet”, u shpreh ajo për Klan Kosovën.
Ajo tutje tha se i plagosuri kishte një plagë në pjesën e shpinës, rreth unazave dhe se janë kryer ekzaminimet radiologjike edhe ato të thellat.
Sipas saj, plaga është përpunuar dhe nuk është rezultuar se ka ndonjë lëndim serioz.