Kjo është gjendja e foshnjës 5 muajshe që u prek nga koronavirusi
Me simptoma të temperaturës dhe bark qitje me autoambulancë sot në mesditë është drejtuar për në Klinikën Infektive të QKUK’së, foshnja pesë muajsh nga fshati Topanicë e Kamenicës e cila para dy ditëve u infektua me koronavirus.
Ajo për në Infektivë është udhëzuar nga ana e mjekëve të QKMF’së në Kamenicë. Për momentin foshnja është sistemuar në Infektiven e QKUK’së, bashkë me nënën e saj.
Këtë e ka konfirmuar, Drejtoresha për Shëndetësi në Kamenicë, Suna Zajmi.
“Foshnja ka pasur temperaturë, dhe ne për shkaqe sigurie e kemi dërguar për në Infektiven e QKUK;së. Por gjendjen e ka stabile”, ka thënë Zajmi.
Ajo ka treguar se nga Topanica e Kamenicës sot janë testuar edhe dy raste si të dyshuara që janë prekur ga koronavirusi Covid 19.
Ndërkohë, të prekurit e tjerë, sipas saj janë në gjendje stabile.
Ndërkohë, Foshnja tashmë gjendjet në QKUK. Detaje për gjendjen i dha Expressit mjekja e Klinikës Infektive, doktoresha Ajete.
“Foshnja dhe nëna, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Janë shtrirë për trajtim këtu tek ne. Jemi duke i monitoruar. Për momentin janë në gjendje të mirë”;, tha për Express, doktoresha e Infektivës së QKUK’së.
Kujtojmë se 11 anëtarë të një familjeje janë prekur nga Covid 19 nga fshati Topanicë i Kamenicës.