Kjo është ftesa e Limajt për ata që nuk kanë ndonjë zanat
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, ka vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional në Prizren për të cilën ka thënë se është një vend që ofron mundësi për djem e vajza e po ashtu edhe për gra e burra të cilët duan të marirn një zanat.
Limaj, ka ftuar të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat ti drejtohen drejtohen Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin një zanat i cili siguron e garanton një punësim, përcjell FaktePlus.
Ai ka thënë se rreth tre mijë njerëz që kanë kryer zanate këtu, kanë gjetur punë dhe kjo tregon sa janë të rëndësishme këto qendra.
Postimi i tij i plotë:
Qendra e Aftësimit Profesional në Prizren është vend që ofron mundësi për djem e vajza, burra e gra të cilët duan ta marrin një zanat dhe të aftësohen profesionalisht për tregun e punës.
Bashkë me ministrin Reçica pamë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron kjo qendër për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat. Stafit drejtues të kësaj qendre i shpreha mirënjohje për gjithë punën e vyeshme që po bën këtu.
Ftesa ime është për të gjithë ata që nuk kanë ndonjë zanat përkatës, le t’i drejtohen Qendrave të Aftësimit Profesional dhe të marrin një zanat i cili siguron e garanton një punësim.
Rreth tre mijë njerëz që kanë kryer zanate këtu, kanë gjetur punë dhe kjo tregon sa janë të rëndësishme këto qendra dhe sa ka nevojë tregu për fuqi punëtore të profesionalizuar.
Ne do të vazhdojmë me politikat tona për t’i fuqizuar këto qendra. QAP dhe shkollat profesionale do të jenë temat kryesore, sepse besojmë se është e vetmja rrugë e mundësi për të pasur një fuqi punëtore cilësore të gatshme për punë e cila do të jetë promotore dhe bartëse e zhvillimit ekonomik në Kosovë./FaktePlus/