Kjo është arsyeja e shkarkimit të drejtorit të QKUK-së
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuat se ka shkarkuar nga detyra Basri Sejdiun si drejtor të përgjithsëm spitalor.
Në njoftimin e SHSKUK-së theksohet se arsyeja e shkarkimit të Sejdiur vjen si pasoj e përformancës së jo të kënaqshme.
“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftimin e SHSKUK-së theksohet se në vend të Sejdiut si ushtrues detyre do të jetë Valbon Krasniqi.
“ Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë”, përfundon njoftimi./FaktePlus