Kinseyt dhe Vitalyt u dështoi plani i tyre në Copa America në Brazil (Foto)
Kinsey Wolanski dhe i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy kanë përgatitur sërish një plan për të tërhequr vëmendjen në një finale futbolli, ashtu siç bënë në finalen e Champions League kohë më parë.
Synimi ka qenë që të hyjnë sërish në finalen e Copa America, atë mes Brazilit dhe Perusë, që u zhvillua pak ditë më parë.
Plani i çiftit të famshëm ka dështuar këtë herë, sepse janë pikasur nga policia dhe janë arrestuar.
Të dy janë maskuar, duke ndryshuar pamjen e tyre, në mënyrë që të mos dallohen, por nuk ia kanë dalë dhe reklama e radhës për kanalin e Vitali këtë herë ka dështuar, me disa orë të kaluara në burg dhe një plan që nuk ia doli të jetë efektiv këtë herë.
“E pranoj që Copa America fitoi, por ne kaluam një ferr të vërtetë duke e provuar. Fluturuam për në Brazil, u maskuam, u ulëm në vendet tona, por përfundoi keq kur Vitaly u kap nga 20 roje të sigurisë. Tani kemi dalë nga burgu dhe po shijojmë kohën tonë në Brazil”, shkroi Kinsey pas gjithë kësaj ngjarje. /FaktePlus