Kina rikthen testimet në zonën anale për të parandaluar Omicronin
Kina ka rikthyer testimet në zonën anale për COVID-19 në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit Omicron, vetëm dy javë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
Të paktën 27 persona iu nënshtruan testeve në zonën anale në një ndërtesë në Pekin, ku një grua 26-vjeçare kishte kontraktuar Omicron-in, rasti i parë i regjistruar në qytet i variantit, sipas gazetës kineze The Beijing News.
Testet anale përfshijnë futjen e një shtupë pambuku steril deri në pesë centimetra në rektum dhe rrotullimin e tij disa herë. Më pas, shtupa hiqet përpara se të analizohet në laborator.
Pekini është në mes të një regjimi të rreptë bllokimi dhe testimi pasi qyteti raportoi infeksionin e tij të parë lokal me Omicron më 15 janar, dhe 11 raste janë konfirmuar në kryeqytet që nga pasditja e së enjtes, njoftoi Agjencia zyrtare e Lajmeve Xinhua.
Në fillim të kësaj jave, Kina anuloi planet për t’i shitur biletat publikut për Lojërat Olimpike dhe tha se vetëm spektatorët ‘të përzgjedhur’ do të lejohen të marrin pjesë, pasi numri i rasteve të Covid-19 në vend arriti më të lartën që nga marsi 2020.
Testimi i shtupës anale është përdorur në Kinë që nga viti 2020, por u bë i përhapur në Pekin në janar 2021 pasi një djalë nëntëvjeçar rezultoi pozitiv për virusin,