Kina pezullon tarifat e planifikuara për 15 dhjetor për disa mallra amerikanë
Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë që ishin menduar të zbatoheshin në 15 dhjetor, tha të dielën Komisioni tarifor doganor i Këshillit Shtetëror, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për një marrëveshje tregtare të premten.
Ministria e Financave të Kinës bën të ditur se tarifat e tjera të vendosura ndaj prodhimeve të SHBA-së, do të vazhdojnë ashtu siç janë, transmeton Klan Kosova.
“Kina shpreson në bazat e barazisë dhe respektit reciprok, të bashkëpunojë me SHBA-në për të zgjidhur problemet dhe të promovohen zhvillimet e qëndrueshme të ekonomisë së të dyja vendeve”, thuhet në njoftim.
Tarifat e reja amerikane për importet kineze, do të hynin në fuqi të dielën. Por, kjo masë është anuluar tani për tani, shkruan Reuters.