Kina nis një spital të ri për koronavirus brenda pesë ditësh
Spitali është një nga gjashtë me një total prej 6,500 dhomash që po ndërtohen në Nangong në provincën Hebei, tha Agjencia e Lajmeve Xinhua, njofton Klan Kosova.
Të gjithë këta pritet të përfundojnë brenda javës së ardhshme.
Një program i ngjashëm i ndërtimit të shpejtë të spitalit u nis nga Partia Komuniste në pushtet në fillim të shpërthimit të koronavirusit vitin e kaluar për të ngritur spitale izoluese në Wuhan, qyteti qendror ku virusi u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019.