Kina ndërton një banesë 10 katëshe për 28 orë
Dhomat dhe përbërësit e çdo kati ishin të parapërgatitura në fabrikë dhe secila pjesë u transportua në impjant me kamionë.
Kur të gjitha pjesët ishin në vend, ato u montuan nga inxhinierët duke përdorur vetëm vida e bullonë.
“Të gjitha pjesët e ndërtimit u transportuan me kamionë dhe u montuan në vend me ndihmën e vinçave e punonjësve, në një procedurë që zgjati 28 orë e 45 minuta. Apartamentet ishin të gatshme me ujë të rrjedhshëm e energji elektrike,” tha zëdhënësi i kompanisë.