Kina hap tunelin më të gjatë nënujor, i kushtoi mbi 1 miliardë dollarë (FOTO)
Në një gjatësi prej 10.79 kilometrash tuneli Taihu shtrihet nën liqenin Taihu në provincën Jiangsu të Kinës lindore, rreth 50 kilometra në lindje të Shangait.
Sipas zyrtarëve qeveritarë në Jiangsu, tuneli u ndërtua me një kosto 9.9 miliardë juanë (rreth 1.56 miliardë dollarë). Ndërtimi filloi më 9 janar 2018, raporton CNN.
Mbi 2 milionë metra kub beton janë përdorur për ndërtimin e tunelit me dy drejtime, i cili ka gjashtë korsi dhe është 17.45 metra i gjerë, raporton agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua.
Tavani i tunelit është pajisur me drita LED shumëngjyrëshe, të dizajnuara për të parandaluar lodhjen e shoferit