Kida vjen me një ndryshim në pamjen e saj
Ajo merr vëmendje me çdo postim ku komentohet shumë nga fansat dhe mediat.
Këngëtarja shpesh ka ndryshuar pamjen, por çdo herë arriti të duket bukur në paraqitjet e saj.
Ajo përmes një “InstaStory” ka njoftuar se ka bërë një ndryshim të sërishëm në dukjen e saj.
Këngëtarja sot u bë me gjysmë balluke dhe ngjyrë flokësh çokollate.
Kujtojmë se Kida aktualisht mbetet e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore.