Kida fillon xhirimet e klipit të ri?
Kida autorja e hitit ‘Ka je’ javë më parë kishte paralajmëruar se do sjell një projekt të ri së shpejti, shkruan lajmi.net.
Përmes llogarisë së saj në Instagram ajo ka ndarë një fotografi me ‘Camera Emoji’, ku lindin menjëherë dyshimet se këngëtarja tashmë ka filluar xhirimet e projektit të ri.
Kujtojmë se që nga ndarja e rrugëve me labelin ‘On Records’ Kida nuk kishte sjellë ndonjë këngë të re.