Kiamet nëpër botë: Cunami paralajmërohet në Xhamaika dhe Kubë pas tërmetit 7.7 shkallë
28/01/2020, 21:37
Paralajmërimet për një cunami të fuqishëm kanë alarmuar Xhamaikën dhe Kubën, poashtu edhe Ishujt Cayman, pasi një tërmet me magnitudë 7.7 të shkallës rihter ka goditur Karaibet.
Qendra e Paralajmërimit të Cunamive potencoi se valë të gjata rreth 3.5 metra ka gjasa të godasin bregjet Belize, Kuba, Honduras, Meksikë dhe Xhamaika.