Khabib i reagon ashpër presidentit Macron për komentet për islamit
Ylli 32-vjeçar tha se muslimanët e duan Profetin e tyre Muhamed më shumë se këdo, përfshirë nënat, baballarët, fëmijët dhe gratë e tyre.
“Më besoni, këto provokime do t’u kthehen atyre”, shtoi ai.
Ish-ylli i MMA-së po ashtu shpërndau një ajet nga Kur’ani i shenjtë, surja Al-Ahzab verseti 57.
“E s’ka dyshim se ata janë, të cilët e fyejnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata i ka mallkuar All-llahu në Dynja e në Ahiret dhe për ta ka përgatitur një dënim të dhembshëm”.
Postimi i Khabibit po ashtu përmban një shenjë çizme në fytyrën e Macron-it