KF Liria rrezikon inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar!

Klubi nga Prizreni pretendohet se ka aktivizuar lojtarë në fushë pa kontrata gjë që bie ndesh me rregullorën e garave dhe kësisoj rrezikon humbjen e ndeshjes me rezultat zyrtar 3-0.
Sipas rregullores në rast se një lojtar i aktivizuar në ndeshje është pa kontratë, klubi humb ndeshjen me rezultat zyrtar 3-0.
KF Liria kishte fituar ndeshjen kundër Ferizaj vetëm pas penalltive me rezultat 3-0. E gjithë euforia e tifozëve nga Prizreni pritet të shuhet nëse ankesa e klubit nga Ferizaj mirret parasysh.
Krytari i klubit të “FC Ferizaj”, Lulzim Abazi, ka konfirmuar ankesën të cilën ai thotë se e ka dorëzuar në organet e Federatës.
“Ne jemi ankuar në Komisionin e Garave të FFK-së brenda afateve që janë të përcaktuara në rregulloret e federatës dhe presim të marrim përgjigje pozitive. Jemi ankuar sepse lojtarët që nuk kanë kontrata nuk mund të luajnë. Ne kemi identifikaur një lojtar i cili ka deklaruar edhe publikisht në media se skadon kontrata me 31 maj, por janë diku katër lojtarë që nuk kanë pasur kontrata në ditën kur kanë luajtur ndaj Ferizajt, pra me 4 qershor. Këto janë defekte të mëdha të cilat nuk duhet të tolerohen dhe ne besojmë që kemi të drejt në këtë dhe presim që ta fitojmë ndeshjen me rezultat zyrtar’’, tha Abazi.
Kryetari Abazi është i habitur se si lojtarët nuk kanë kontrata për 12 muaj.
“Unë kam pasur një rast të tillë vitin e kaluar, dhe jam detyruar që t’ia vazhdojë kontratën për të pasur të drejt të luajë, pra nuk kam rrezikuar. Ne edhe sigurimet shëndetësore i kemi për 12 muaj. Nuk i kuptoj se si mund të nënshkruhet kontrata vetëm deri në fund të majit. Çka nëse lojtari do të lëndohej në ndeshjen ndaj Ferizajt, kush do t’ia hiqte shpenzimet” ka përfunduar ai.