Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se dy viktima, një burrë dhe një grua janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga Komuna e Mitrovicës dhe Prishtinës.
Ndërsa, 4 viktima, 3 burra dhe një grua janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Komuna e Gjakovës, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në vend janë regjistruar edhe 1 mijë e 283 raste të reja me COVID-19.
Ndërsa, 4 mijë e 397 janë shëruar nga ky virus gjatë 24 orëve të fundit.