Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë
6 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë për shkak të COVID-19.
Viktima janë dy burra të moshës 60-69 vjeçare nga komuna e Prishtinës dhe Gjakovës.
Një grua dhe dy burra të moshës 70-79 vjeçare, dy nga komuna e Prishtinës dhe një nga e Mitrovicës janë po ashtu viktima të këtij virusi në 24 orët e fundit.
Ndërsa, një viktimë është mbi 80 vjeç nga Vushtrria.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID.
3 mijë e 329 persona janë shëruar nga virusi gjatë kësaj kohe.