Këto vaksina parandalojnë infektimin me variantin Omicron të COVID-19
Të gjitha vaksinat, veçanërisht mARN, duket se ofrojnë një shkallë të konsiderueshme mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe rrezikut të vdekjes nga Covid-19. Por vetëm vaksinat mRNA ( Pfizer / BioNTech dhe Moderna ), veçanërisht me të treja dozat duket se janë të suksesshme në parandalimin e infeksionit me virus, sipas studimeve të para.
Dhe fatkeqësisht këto vaksina nuk janë të disponueshme në pjesën më të madhe të botës, por kryesisht vetëm në vendet e zhvilluara.
Hulumtimet paraprake tregojnë se vaksinat kundër Covid-19, të cilat nuk janë mARN dhe përdoren në shumë vende nuk ofrojnë pothuajse asnjë mbrojtje kundër variantit Omicron. Këtu përfshihen vaksinat si AstraZeneca, Johnson & Johnson, vaksinat kineze Sinopharm dhe Sinovac dhe vaksina ruse Sputnik.
Për shkak se shumë vende, veçanërisht vendet në zhvillim, i kanë bazuar programet e tyre të vaksinimit në vaksina të tilla jo-mRNA, kjo mund të ketë implikime serioze për pandeminë gjatë vitit 2022, raporton abcnews.al
Një shpërthim global në një botë ku ka ende miliarda njerëz të pavaksinuar jo vetëm që kërcënon shëndetin e njerëzve më të rrezikuar por gjithashtu rrit rrezikun e shfaqjes së varianteve të reja. Në përgjithësi, aftësia e vendeve për tia dalë me pandeminë pritet të rritet në të ardhmen për shkak të Omicron. Shumica e të dhënave deri tani bazohen në studime laboratorike dhe jo në të dhëna klinike, kështu që ato nuk marrin parasysh gamën e plotë të përgjigjes imune.
Vaksinat Pfizer / Biontech dhe Moderna sigurojë mbrojtje të mirë kundër rrezikut të infektimit nga ndonjë variant (duke përfshirë edhe Omicron). Vaksina kineze, e cila përbën pothuajse gjysmën e të gjitha dozave të administruara në mbarë botën deri më sot ofron pothuajse zero mbrojtje kundër Omicron. Vaksinat kineze janë administruar gjerësisht në disa vende të tjera si Meksika dhe Brazili.
Sipas të dhënave fillestare nga Mbretëria e Bashkuar, vaksina Oxford-AstraZeneca nuk është efektive për të parandaluar Omicron gjashtë muaj pas vaksinimit. Sputnik V, e cila është përdorur edhe në Afrikë dhe Amerikën e Jugut, sipas shkencëtarëve, është gjithashtu i paefektshëm kundër Omicron. Johnson & Johnson gjithashtu nuk është efektiv kundër Omicron.
Dr Seth Berkeley, shefi ekzekutiv i Aleancës Globale të Vaksinave GAVI, tha se nevojiteshin më shumë të dhëna për të arritur në përfundime të sakta mbi efektivitetin e të gjitha vaksinave kundër Omicron. Në Afrikë, vetëm 13% e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë.