Këto janë vendet që siguruan biletën për Kampionatin Botëror
27 kombëtare deri më tani kanë siguruar pjesëmarrjen në garën për trofeun më të madh në futboll, në ‘Kupën e Botës 2022’ që këtë vit zhvillohet në Katar.Shtetet që kanë siguruar biletën për në Katar janë:Gjermania
Danimarka, Katari, Brazili, Franca, Belgjika, Kroacia, Spanja, Serbia, Anglia, Zvicra, Hollanda, Argjentina, Irani, Korea e Jugut, Japonia, Arabia Saudite, Ekuadori, Uruguaj, Kanada, Gana, Senegali, Portugalia, Polonia, Maroko, Tunizia.
KameruniMungesa më e madhe e këtij turneu padyshim që do të jetë kampioni evropian Italia e Roberto Mancinit, që u eliminua nga Maqedonia e Veriut.Mungesë e rëndësishme do të jetë gjithashtu edhe Egjipti i yllit të Liverpoolit, Mohamed Salahit, që mbrëmë u eliminua nga Senegali i Sadio Manes.
Mediumi spanjoll Marca shkruan se shorti për fazën e grupeve do të hedhet të premten me 1 prill, në ora 12:00 në Doha të Katarit.
Lista e plotë prej 32 kombëtareve do të kompletohet pas të luhet play-off ndërkontinental, si dhe play-off i UEFA-s.Për herë të parë në histori të kupës së botës në futboll, turneu do të zhvillohet në stinën e dimrit, për shkak të kushteve klimatike në Katar