Këto janë temperaturat për ditët në vijim
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë kryesisht mot i vranët dhe me shi
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi për media.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius.
“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Shi do të bie me intensitet mesatar deri të lartë , duke përfshirë tërë territorin e Republikës”, bën të ditur IHK.
Po ashtu IHK thekson se do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja.