Këto janë profesionet – punët më të paguara në Kosovë (Lista)
Kosova është një ndër vendet më të varfra në Evropë, pasi një e treta e popullsisë është e papunë.
Por në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth profesioneve më të paguara, shihet se të merresh me energji është më fitimprurëse se sa të merresh me hoteleri dhe gastronomi.
Paga mesatare bruto sipas aktiviteteve ekonomike (2019) është si vijon:
Furnizim me energji elektrike, gaz dhe ajër të kondicionuar – paga 923
Informim dhe komunikim – paga 797
Xehetari dhe gurëthyes – paga 657
Administratë publike – paga 606
Banka dhe sigurime – paga 567
Shëndetësi – paga 554
Ndërtimtari – paga 493
Arsim – paga 488
Prodhim – paga 340
Hoteleri dhe gastronomi – paga 256