Këto janë pikat kufitare ku iu kërkohet testi për COVID-19
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se në tri pika kufitare të daljes nga Kosova, kërkohet testi për Covid-19.
Bëhet fjalë për pikën kufitare në Glloboqicë, Kullë dhe Han i Elezit, pra pikat kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Një informacion të tillë e kanë dhënë në një tabelë me të dhëna në të cilën kanë treguar për fluksin në pikat kufitare të Kosovës.