Këto janë parashikimet për tregun e punës në Gjermani për vitin 2024, ja cilët sektorë janë në kërkim të punëtorëve
Në vitin 2024, një ligj i ri në Gjermani synon të lehtësojë kalimin e punëtorëve të kualifikuar që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Ky ligj pritet të hyjë në fuqi në hapa, duke filluar nga nëntori i vitit 2023 dhe vazhduar deri në qershor 2024. Ky ndryshim pritet të rrisë numrin e punëtorëve jashtë BE-së në Gjermani me 60,000 në vit dhe përfshin rregulla të zbutura për profesionistët e kualifikuar me diploma universitare.
Gjermania, si shumë vende të tjera evropiane, po përballet me mungesën e punëtorëve të kualifikuar. Në vitin 2022, vendi pësoi mungesën më të madhe të fuqisë punëtore në histori, me 1.74 milionë vende pune të lira. Kjo mungesë e fuqisë punëtore ka prekur pothuajse gjysmën e të gjitha kompanive të anketuara në Gjermani.
Sektorët specifik në kërkim të punëtoreve
Gjermania po kërkon punonjës të kualifikuar në disa sektorë specifike si zejtari, inxhinieri elektrik, IT, kujdesi shëndetësor, hotelieri dhe mikpritje. Sondazhet tregojnë se sektori i shërbimeve është më i prekur nga mungesa e stafit, veçanërisht në industrinë e akomodimit dhe ngjarjeve.
Në vitin 2024, Gjermania pritet të bëhet një destinacion më i lehtë dhe më i pëlqyeshëm për punëtorët e kualifikuar nga jashtë BE-së. Ndryshimet në ligjin e imigracionit dhe përmirësimet në procesin e vizave janë përgjigje direkt ndaj nevojës për të mbushur boshllëqet në tregun e punës dhe për të përballuar mungesën e punonjësve të kualifikuar në Gjermani.