Këto janë komunat me të prekurit nga Covid-19 në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka publikuar raportin për rastet me koronavirus për 24 orët e fundit në Kosovë.
Prej gjithsej 468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren 245 kanë rezultuar raste pozitive, ndërsa janë shëruar 133 persona.
Prishtina vazhdonë të ketë numrin më të madh të të infektuarvë në gjithë komunat e Kosovës me 71 të prekur këto 24 orë, pas saj Podujeva e Gjilani, ndërsa me vetëm një rast Graçanica e Kaçaniku.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Podujevë 24 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 7 raste, komuna Istog 6 raste, komuna Deçan 5 raste,
komuna Dragash 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet ne raport.