Këtë mesazh ia dërgoi Isa Mustafa deputetëve të tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, u mblodhën në seancë të jashtëzakonshme edhe përkundër që bota por edhe vendi po përballen me virusin Korona. seanca e jashtëzakonshme erdhi pasi LDK po don ta rrëzoj nga Qeveria ku vetë është partnere, Albin Kurti.
Por pak para se të shkohet në pauzë një orëshe, ndërroi situata. Derisa i tërë debati bëhej për mocionin e rrëzimit të qeverisë të iniciuar nga LDK, pasi që kësaj partie ia hoqën nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, bashkëpartiaku i tyre, Anton Quni shfaqi ta papriturën.
Ai i dha ofertë publike Kurtit, që të tëehrq këtë vendim dhe të tërheq taksë, në rast se do të donte që LDK ta tërhiqte mocionin, shkruan FaktePlus.
Por kjo ofertë e Qunit si duket erdhi pa koordinim me shefin e tij, Isa Mustafa.
Ky i fundit menjëherë iu ka dërguar mesazh deputetëve të tij, duke iu thënë që të vazhdojnë me mocionin e rrëzimit të qeverisë, sepse ndryshe do të ishte nënshtrim para Kurtit.
Më poshtë sjellim mesazhin:
Mocioni nuk mund të negociohet me VV dhe as të tërhiqet. LDK e ka induar me binde dhe me vetëdije të plotë këtë mocion. Tërheqja e tij do të ishte nënshtrim para Vetëvendosjes dhe dorëzim te Kryeministri Kurti. as në aspektin procedural nuk mund të tërhiqet, sepse, edhe sikur të donim nuk tërhiqen deputetët e subjekteve tjera që e kanë nënshkruar. Është i qartë vendimi i Kryesisë dhe unë nuk e kam autorizuar askënd që të hapë negocimin e Mocionit. Besoj në ju, që keni nënshkruar se do ta votoni. Asnjë marrëveshje për qeverisjen e ardhshme nuk e bëjmë pa biseduar edhe pa e bashkërenditur bashkërisht me ju dhe me organet e partisë. Me respekt. Kryetari i LD-së, ISA Mustafa.