Këta janë këngëtarët që nxori “Përputhen”
Konkurrentët e “Përputhen” po ia mësyjnë muzikës sapo largohen nga programi.
Personazhet që po marrin pjesë në emisionin e dashurisë “Përputhen”, janë bërë emra shumë të përfolur në rrjet muajt e fundit.
Ata tashmë janë emra që njihen në publik dhe fama e shpejtë po iu ndihmon atyre t’iu hapë shumë rrugë në karrierë dhe po e shfrytëzojnë mjaft mirë.
Disa prej tyre kanë hapur biznese të ndryshme, të cilat janë mjaft fitimprurëse, kurse po fitojnë shuma të mëdha edhe nga reklamat që po i bëjnë në Instagram.
Por, një fenomen që është vërejtur tek këta konkurrentë të “Përputhen” është se shumë prej tyre po e provojnë këndimin sapo largohen nga emisioni.
Fillimisht, Mevlan Shaba, i cili edhe para pjesëmarrjes në program e kishte pasur si profesion muzikën, po ngritet me sukses në këtë drejtim.
Sapo u largua nga “Përputhen”, në kohën kur emri i saj ishte ende shumë i komentuar, Melisa debutoi në muzikë me këngën e parë.
Ajo kishte deklaruar se muzikën e kishte pasur ëndërr tash e sa kohë, por mendoi se tani ishte koha për ta bërë realitet.
Melisa nuk u ndal se lansoi edhe një tjetër projekt dhe duket se me këtë tregon se tani do të fokusohet vetëm në muzikë.
Edhe Ana Lleshi ka deklaruar se po finalizon një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt bashkë me klip.
Për të pasur akoma më shumë vëmendjen e publikut, ajo e mori në videoklip edhe Atdhe Xharavinen, me të cilin ishte gati të lidhej në emision.
Por, mbetet të shihet se a ka talent në muzikë Ana, apo po e bën vetëm për famë.
Një tjetër ish-konkurrent i “Përputhen” Arsim Abduli, ka paralajmëruar projekt të ri muzikor, i cili do të publikohet shpejt.
Edhe Arsimi ka thënë se e kishte ëndërr muzikën, por pritet të shihet se a do të ketë sukses në këtë fushë.
“Valles” së muzikës pritet t’i hyjë edhe Eri, i cili nuk dihet ende se në çfarë zhanri do të debutojë.
Ai ka pak javë që u largua nga “Pëeputhen”, ndërsa famën që e mori atje do e shfrytëzojë edhe në industrinë e muzikës.
Mbetet të shihet se cili do të jetë “talenti” i radhës që do të dalë nga emisioni i dashurisë “Përputhen” dhe të futet në muzikë.
Po ashtu, publiku do të vlerësojë se sa kanë talent ata në këtë fushë, por në rrjete qarkullojnë shaka ku në “Google” kërkohet me fjalët “Si të bëhesh këngëtar nga përputhen”