Këta janë katër anëtarët e rinj të Bordit të “Hidroregjionit Jugor”
Pas shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren, Qeveria në detyrë ka njoftuar se kush do të jenë anëtarët e rinj të këtij bordi.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në mbledhjen e 26-të të Qeverisë në detyrë është vendosur që kryesues i Bordit të “Hidroregjionit Jugor”, të jetë Ylber Elshani.
Anëtarët e tjerë të këtij bordi janë edhe Arieta Vula-Pozhegu, Altin Sahiti dhe Edmond Halimi.
Ndryshe, Qeveria në detyrë sot ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të “Hidroregjionit Jugor”. Në arsyetimin e vendimit janë theksuar keqmenaxhimi dhe shkeljet të evidentuara edhe nga raportet e auditimit.