Këta janë dy të dyshuarit për vrasjen në Prishtinë, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tyre
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2024/03/a11-600x360-1.jpg)
Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha, të kërkuar për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.
Policia e Kosovës thotë se edhe pse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, si kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj., megjithatë personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati.
Prandaj policia kërkon nga qytetarët që për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar ta ndajnë me policinë.
Postimi i plotë i policisë: