Këta janë deputetët që munguan më së shumti në seanca për tre muaj (Emrat)
Mungesa e kuorumeve, mos kalimi i projekt-ligjeve e zhagitja e çështjeve të rëndësishme, shpeshherë del të ketë faktor edhe mungesën e deputetëve të Kosovës në sallë, të cilët marrin një pagë mbi 1000 euro për përgjegjësitë e tyre, shto këtu edhe shumën e mëditjeve që përfitojnë.
Periskopi, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike ka siguruar evidencën e gjithë deputetëve për pjesëmarrje në seanca parlamentare për tre muajt e fundit të vitit 2022 (janar, shkurt, mars), periudhë në të cilën janë mbajtur 20 seanca në total.
Sipas listave të siguruara nga Kuvendi i Kosovës, deputeti që i prinë listës është Ardian Kastrati nga Partia Demokratike e Kosovës,ku evidentohet të jetë ligjvënësi me pjesëmarrjen më të mangët në seancat parlamentare. Keq nuk ia ka lënë as kolegia e tij nga Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, e cila mungoi vetëm në janar 5 herë nga gjashtë seancat saishin e në këtë mes renditet edhe deputeti Fitim Uka nga partia e Albin Kurtit.
Emrat e njëjtë nuk ia kanë lënë keq as gjatë shtatë seancave të muajit shkurt. Prapë evidentohet Fitim Uka me mungesë gjatë pesë seancave, Vasfije Krasniqi nuk mori pjesë në katër seanca, po ashtu një deputet i Vetëvendosjes, Alban Bajrami që nuk shkoi në sallë në tri raste.
Kur jemi tek muaji mars që u manifestua me shtatë seanca, në listë të zezë me nga shtatë mungesa hynë deputetja e Vetëvendosjes, Arbresha Kryeziu. E s’ka si të mos jetë këtu as Fitim Uka e Ardian Kastrati.
Emrat të cilët u përmenden më lartë për mungesat e tyre, në këtë rast deputeti Ardian Kastrati, në rrjetin e tij Facebook kishte informuar se nuk do të mund të marrë pjesë në Kuvend për një periudhë si shkak i një problemi shëndetësorë që kishte me këmbën.
Reagimi i deputetit Kastrati
Një njoftim të tillë e pati edhe deputeti i VV’së edhe Fitim Uka, por për dallim nga Kastrati, Uka kishte tjetër arsye. Ai jo më larg se dy javë, tha se për këto mungesa kishte njoftuar edhe shefen e grupit parlamentar të VV’së, duke treguar se është duke e përgatitur një libër të veçantë e që për Ukën kjo gjë është arritje e madhe jetësore.
Reagimi i deputeti Uka
Ndërkaq për mungesën e deputetes Vasfije Krasniqi, nuk ka pasur ndonjë arsyetim prej anës së saj a po ndonjë shpjegim, ndonëse Periskopi ka provuar të kontaktoj deputeten në fjalë, por që ka qenë e pamundur. Kujtojmë se deputetja në fjalë jeton në Shtetet e Bashkuar të Amerikës/Periskopi