Këta janë deputetët e ish-deputetët që kanë lexuar më së shumti libra
Së paku, kështu tregojnë të dhënat, të cilat i ka siguruar gazeta inFokus nga ky institucion.
Bazuar në evidencën e Drejtorisë për Hulumtime, Bibliotekë dhe Arkiv në Kuvendi e Kosovës, Demaliaj nuk është në mesin e emrave e deputetëve që kanë lexuar në këtë bibliotekë.
Më së shpeshti hapësirën me libra në Kuvend, në ligjislaturën e kaluar e ka frekuentuar deputetja Aida Derguti, Sami Kurteshi, Xhelal Sveçla, Nait Hasani, Flora Brovina, Muharrem Nitaj, Hajdar Beqa, Frashër Krasniqi, Arban Abrashi e Zenun Pajaziti.
Po ashtu, lexuesi i kësaj bibliotekës, sipas këtyre dhënave nga Kuvendit ishte edhe ish-Presidenti, Fatmir Sejdiu.
Por, çfarë lexojnë më së shumti deputetët?
Nga literatura të cilën kanë lexuar më se shumti këta deputet janë fjalorët e ndryshëm, e më së shumti ai i Gjuhës Shqipe.
Por mbi të gjitha Komentari i Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbetet libri më i lexuar në Kuvendin e Kosovës.
E librat rreth diplomacisë e politikes nuk mungojnë në listën e librave të lexuar.
Politikat e Bashkimit Europian të Desmond Dinan, Institucionet e bashkimit Europian-Desmond Dinan, Diplomacia-Henry Kissinger, Diplomacia e fuqive të mëdha 1814-1914-Norman Rich, etj. janë librat të cilët kanë shfletuar deputet e legjislaturës se kaluar.
Megjithatë, zgjedhjet e vitit 2019 kanë ndikuar në rënien e interesimin e deputeteve për të lexuar.
“Viti 2019 ka qene vit kur janë mbajtur zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Republikës se Kosovës. Normalisht, kur kemi zgjedhje, kemi rënie të numrit të shfrytëzuesve të shërbimeve të Bibliotekës, kjo për shkak se deputetëve ju përfundon mandati”, thuhet në përgjigjet e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.
Në vijim gjeni disa nga titujt e shfrytëzuar gjatë Legjislaturës VI:
1. Komentar i Kushtetutës së Republikës së Kosovës-autor Enver Hasani, Ivan Cukalovic;
2. Politikat e Bashkimit Europian-Desmond Dinan
3. Institucionet e bashkimit Europian-Desmond Dinan
4. Academic Legal writing –Eugene Volokh
5. Reading Like a Lawyer-Ruth Ann Mc Kinney
6. Diplomacia-Henry Kissinger
7. Diplomacia e fuqive të mëdha 1814-1914-Norman Rich
8. Dimri i vetmisë së madhe-Ismail Kadare
9. Politika Tatimore Shtetit Shqiptar 1925-1939-Beqir Meta
10. E Drejta Ndërkombëtare-Martin Dikson
11. Treaty Interpretation-Richard Gardiner
12. Financa Publike -Harveys Rosen
13. Drejtimi Financiar-Halit Xhafa&Beshir Ciceri
14. Fillesat e Rendit Politik-Francis Fukuyama
15. Fjalor I Gjuhës Shqipe-Ash e Shqipërisë
16. Fjalor Anglisht –Shqip –Pavli Qesku
17. Fjalor Anglisht-Shqip rreth 60.000 fjalë-Ramazan Hysa
18. Fjalor Sinonimik I Gjuhës Shqipe –Grup autorësh
19. Fjalor Frazeologjik Ballkanik-Grup autorësh
20. Rendi Botëror-Henry Kissinger
21. Vitet Kuq e Gjelbër- Joaschka Fischer
22. E Drejta e Bashkimit Europian-Erjona Cana&Sokol Bana
23. Parliamentary Practice-Erskine May
24. Historia për Sistemin e Qeverisjes-Llabro Filo
25. Sistemi parlamentar(lindja dhe evolucioni)-Luan Omari
26. Demokracia Parlamentare-Arsim Bajrami
27. Parlamentarizmi-Arsim Bajrami
28. Filozofia Politike –Raino Malnes&Knut Midgaard
29. Hyrje në të Drejtën e Unionit Evropian –Blerim Reka &Ylber Sela
30. Legislative Drafter’s Deskbook – A Practical Guide-Tobias A. Dorsey
31. Kombet dhe Nacionalizmi që nga 1780-E.J.Hobsbawn(përkthyer nga Bashkim Shehu)
32. Fjalor i Drejtësisë-Av.Njazi Kukaj
33. Çështja e Minoriteteve në Evropë-Florenc Benoit Rohmer
34. Guximi për të Shpresuar –Barack Obama
35. E Drejta Trashëgimore-Dr.Sc Hamdi Podvorica
36. E Drejta Familjare-Dr.Sc Hamdi Podvorica
37. Fillesat e Shtetndërtimit-Francis Fukuyama
38. Sfidat e Shtetndërtimit të së ardhmës së Kosovës-ASHAK
39. Tema të zgjedhura nga e Drejta Ndërkombëtare –Enver Hasani
40. E Drejta Kontraktuese-Prof.Dr.Nerxhivane Dauti
41. At shtjefën Gjeën Gjeçovi-Thesar në Hulumtim-Demaj .V
42. Mrizi I zanave-Gjergj Fishta
43. Kuvendi I Arbërit 1703-Malaj.V
44. Dictionarium Latino Epiroticum-Demiraj
45. Jeta dhe Trashëgimia e Gjon Nikollë kazazit-Demiraj B
46. Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut-Zejnullah Gruda
47. International law Documents-Malcolm D Evans ,Blackstone’s
48. Hyrje nHyrje në të Drejtën-Prof.ass Fejzullah Berisha
49. Religjioni në Marrëdhëniet Ndërkombëtare –Muhamet J.Kajolli
50. Kolaps-Jared Diamond
51. Sovranitete të Lëvizshme-Mariela Pandofli
52. The European Union and the Promotion of the Democracy-Richard Young’s
53. Recovering from the Civil Conflict Reconciliation, peace and development –Edward Newman&Albrecht Schnabel
54. Drejtësia Kushtetuese në Zhvillim-Sokol Sadushi
55. Edhe Njëherë për Teorinë e Demokracisë-Giovanni Sartori
56. EU Treaties Legislation-Derick Wyatt
57. E Drejta Evropiane-bashkim Zahiti
58. E Drejta ndërkombëtare Publike-Zejnullah Gruda
59. Filozofia Politike-Raino Malnes&Knut Midgaard;
60. Udhëzues për Procedurën Administrative-Hasan Shala-Delushe Halimi
61. Legislative Process – J. Mikva, E. Lane
62. E drejta ndërkombëtare publike – Puto, Arben
63. E drejta ndërkombëtare publike II – Puto, Arben
64. Udhëzues mbi praktiken ndërkombëtarë të drejtave te njeriu – Hurst Hannum
65. Hyrje ne mbrojtjen ndërkombëtare të drejtave te njeriut – Raija Hanski
66. Law of the European convention on human rights 1995 (Dublin)
67. The EU and human rights ( Philip Alston ) 2004
68. EU and the Balkans: Policies of Integration and Disintegration, Leila Simona Talani
69. Policy-Making in the European Union – Helen Wallace Oxford, 2005
70. The Political System of the European Union – Simon Hix, Oxford
71. E drejta Sociale Evropiane dhe Nderkombetare, Sylvie Hennion, Tirane,2013
72. Parliamentary libraries and research services in Central and Eastern Europe : building more effective legislatures / edited by William H. Robinson and Raymond Gastelum under the auspices of the Section of Library and Research Services for Parliaments, München : K.G. Saur, 1998.
73. Democratic Politics in the European Parliament – Simon Hix.