Këta janë ambasadorët që ministri Konjufca propozoi të shkarkohen (FOTO)
Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca sot propozoi tërheqjen nga misioni të shtatë ambasadorëve.
Sipas tij, ata e kanë përfunduar mandatin 4-vjeçar të paraparë sipas ligjeve të Kosovës.
“Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të ambasadorëve politik “, shkroi ai.
Këta janë ambasadorët që Konjufca propozoi të shkarkohen: