Kështu po kontrollohen deputetët në hyrje të Kuvendit
Kuvendi sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2020.
Ani pse seanca ishte paraparë të fillojë në ora 15:00, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan FaktePlus.
E, kjo siç duket për shkak të kontrolleve të shumta që po u bëhen deputetëve në hyrje të Kuvendit, pas rasteve të paraqitura me koronavirus në Kosovë./FaktePlus