Kështu e zyrtarizoi Vedat Muriqi kalimin në Fenerbahce
Vedat Muriqi është futbollisti më i ri i Fenerbahce. Sulmuesi i kombëtares kosovare ka arritur marrëveshjen me fenerët, me të cilët ka firmosur për 4 sezone.
Pas zyrtarizimit, Fenerbahce publikoi videon e parë të Muriqit si futbollist i tyre. Në rrjetin social “Youtube”, 25 vjeçari mori rolin e një moderatori, teksa prezantonte veten. Gjithashtu, ai tha fjalët e para si futbollist i ekipit të Stambollit, ndërsa shfaqej duke firmosur kontratën dhe dhënë intervistën e parë me fanellën verdheblu.
Për kartonin e tij, skuadra verdheblu depozitoi plot 6 milionë euro në arkat e klubit të Rizespor, duke fituar kështu “derbin” me rivalin më të urryer në vend, Galatasaray.