Kështu e uron Baby G babanë (Foto)
Për këngëtaren Baby G sot është një ditë e veçantë.
Babi i saj sot feston ditëlindjen dhe ajo urimin e saj e bëri edhe përmes Instagramit.
“Urime ditëlindjen mbreti im. Shpresoj të kesh një ditë të mrekullueshme babi. Ti je më i miri në mbarë botën. Ti meriton gjërat më të mira dhe uroj që sot të bekohesh me dashuri dhe lumturi. Gjithnjë me shpirt të ri dhe gjithmonë miku im më i mirë”, ka shkuar këngëtarja në këtë rrjet social.
Ajo më pas e ka postuar edhe një fotografi së bashku me dy prindërit e saj, të cilën e ka mbështetur me fjalët: “Familja është ajo që më ka mësuar kuptimin e gjithçkaje”.