Kështu e rrezikon jetën një punëtor në një ndërtesë në Lipjan (Video)
Punëtorët e sektorit privat në Kosovë e sidomos të ndërtimtarisë, po përballen me kushte të vështira pune e me siguri minimale në vendin e punës.
Ata në të shumtën e rasteve punojnë pa pajisjet bazë të sigurisë, në kushte të tmerrshme e me pagë të vogël.
Në një video që e ka siguruar FaktePlus shihet se si një punëtor ndërtimi zbret nga skelet e një objekti shumëkatësh në një mënyrë shumë të rrezikshme.
Ndryshe, edhe ndërtimtaria ka filluar punën normalisht me heqjen e masave kundër pandemisë.