Kështu duket renditja në Superligën e Kosovës pas xhiros së katërt
Ballkani është rikthyer në pozitën e parë në Superligë, pas fitores 1:3 në udhëtim te Llapi të mërkurën pasdite.
Skuadra e Ismet Munishit pas katër ndeshjeve numëron 10 pikë, më shumë se kushdo tjetër në Superligë.
Pas tyre vjen Arbëria, që ka arritur të numërojë tetë pikë, ndërsa Trepça ’89 me gjashtë pikë, në vendin e tretë.
Renditja vazhdon me Feronikelin dhe FC Prishtinën.
Befasia më e madhe është Llapi, që ende nuk di për fitore, duke u renditur në vendin e dhjetë.
Renditja në Superligën e Kosovës pas katër xhirosh.