Kështu do të duket Byroja Anti-Korrupsion sipas planit të Kadri Veselit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka prezentuar dje para opinionit shtatë vendimet e para të tij që ai do të marrë në kuadër të luftës kundër korrupsionit.
Njëra ndër to është edhe Byroja Anti – Korrupsion, shkruan lajmi.net.
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë sot të ditur se Byroja Kundër Korrupsionit do të jetë strukturë e posaçme ligj-zbatuese kundër korrupsionit.
Ajo do të ndërtohet në partneritet të ngushtë me BE-në dhe SHBA-të dhe do të marrë për bazë modelin e vendeve të sukseshme.
E njëjta do të përbëhet nga Departamenti i Posaçëm i Prokurorisë, Gjyqësorit dhe Policisë kundër korrupsionit.
Po ashtu, zyrtarët e kësaj Byroje do të zgjidhen në mënyrë rigoroze në monitorimin e ndërkombëtarëve dhe shoqërisë civile.