Këshiltari i Pacollit: AKR-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re
Aleanca Kosova e Re (AKR) ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, të drejtuar nga kandidati i LDK-së, Avdullah Hoti.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari i kryetarit të kësaj partie, Jetlir Zyberaj.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkruar se AKR-ja do të jetë në opozitë.
“AKR nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re. Do të jetë opozitë”, ka shkruar ai.
Qeveria pritet të formohet nga LDK-ja, e cila tashmë ka arritur marrëveshje për koalicion me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe.